Kurset

Në Akademinë Estetike Albania, çdo kurs është i dizajnuar për të ofruar një kombinim të përkryer të njohurive teorike dhe praktikës intensive, duke siguruar që çdo student të zhvillojë aftësi të plota dhe të certifikuara në fushën e estetikës. Programet tona mbulojnë teknikat më të fundit dhe trendet më moderne, duke ju përgatitur për të konkurruar me sukses në tregun ndërkombëtar.

Çdo trajnim udhëhiqet nga Dr. Anisa Duka, një eksperte me përvojë dhe certifikime ndërkombëtare, që garanton cilësi dhe siguri në çdo hap të mësimit. Certifikatat që fitoni pas përfundimit të kurseve janë të njohura në Europa dhe Amerikë, duke hapur dyer për mundësi profesionale jo vetëm në vend, por edhe jashtë tij.

Qasja jonë e ngrohtë dhe profesionale krijon një ambient mikpritës ku çdo student ndihet i mbështetur dhe i frymëzuar për të zhvilluar potencialin e tij të plotë. Nga kurset bazike deri tek trajnimet më të avancuara, çdo program ofron njohuri të thelluara dhe aftësi praktike që mund të aplikohen menjëherë në fushën e estetikës.

KURSE ESTETIKE TË PËRGJITHSHME / AVANCUAR

Kurs Estetike e Avancuar

Kurs Spa

Kurs Stafi për Estetikë

Ky kurs njëmujor është krijuar për ata që duan të futen në botën profesionale të estetikës ose të thellojnë njohuritë që kanë. Çdo ditë zhvillohen 2 orë teori të strukturuar dhe 5 orë praktikë intensive, ku kursanti mëson teknikat kryesore të trajtimeve estetike, mënyrën e aplikimit të tyre dhe standardet e punës në një qendër estetike.
Datat e zhvillimit përcaktohen nga vetë kursanti, gjë që e bën këtë program fleksibël dhe të aksesueshëm.
Kursi përfshin të gjitha mjetet, materialet dhe pajisjet e nevojshme për praktikën, dhe nëse kursanti dëshiron, ai mund të ofrohet edhe në ambientin e qendrës së tij estetike.
Në përfundim, lëshohet certifikatë me vulë mjeku, e vlefshme profesionalisht. Nuk kërkohet degë mjekësore për pjesëmarrje.ë një karrierë të suksesshme në fushën e bukurisë.

Ky trajnim është i menduar për ata që punojnë ose synojnë të punojnë si staf në qendra estetike. Gjatë kursit mësohen të gjitha procedurat bazë të punës, rregullat e higjienës, komunikimi me klientin, menaxhimi i aparaturave dhe mënyra si organizohet rrjedha ditore e një qendre estetike.
Trajnimi është praktik dhe i orientuar drejt performancës reale të punës. Pajisjet dhe materialet që nevojiten për ushtrimet përfshihen në kurs, dhe ka mundësi që trajnimi të zhvillohet edhe në qendrën e vetë kursantit.
Në fund të kursit jepet certifikatë që njihet brënda dhe jasht shtetit.

Ky kurs ofron trajnim të specializuar për procedurat dhe shërbimet e Spa-së, duke u fokusuar në masazhe, trajtime të fytyrës dhe trupit, dhe shërbime relaksuese që plotësojnë standardet moderne të estetikës. Të gjitha mjetet e nevojshme për realizimin e kursit përfshihen, dhe mund të zhvillohet edhe tek qendra juaj estetike, sipas dëshirës.

Pjesëmarrësit fitojnë certifikatë ndërkombëtare, duke u mundësuar të zhvillojnë aftësi profesionale dhe të ofrojnë shërbime Spa të standardeve më të larta. Ky kurs është ideal për estetistë që duan të zgjerojnë shërbimet e tyre dhe të përmirësojnë eksperiencën e klientëve

A group of students practicing beauty techniques.
A group of students practicing beauty techniques.

Kurs Menaxhime Biznesi të Estetikës

Ky kurs është i dizajnuar për ata që duan të menaxhojnë me sukses një qendër estetike ose të zhvillojnë aftësi të biznesit në fushën e bukurisë. Programi mbulon strategjitë e marketingut, menaxhimin e stafit, planifikimin financiar dhe zhvillimin e shërbimeve estetike.

Kursi ofron certifikatë ndërkombëtare, përdor materiale dhe mjete të nevojshme për të kuptuar praktikat e biznesit, dhe mund të zhvillohet edhe drejt në ambientin e qendrës suaj, sipas mundësive. Ky trajnim është një mundësi e shkëlqyer për të ndërtuar një biznes estetik të suksesshëm dhe të konkurrueshëm në treg.

Si të aplikoni në kurset e kategorisë “Estetike të Përgjithshme / Avancuar”:

  • Fotokopje e kartës së identitetit

  • 2 foto pasaporte për regjistrim

  • Pagesa bëhet në fillim të kursit

KURSE PËR VETULLA

Kurs Vetullash

Ky kurs është i përgatitur për të gjithë ata që duan të mësojnë formësimin profesional të vetullave, duke filluar nga hapat bazë deri te teknikat më moderne të punës. Gjatë trajnimit mësohen matjet korrekte të simetrisë, forma e përshtatur sipas tipareve të fytyrës, teknikat e vizatimit dhe ndërtimit të vetullës, si dhe mënyra e përdorimit të produkteve profesionale.
Kursi ofrohet në dy versione: me përfshirjen e mjeteve të punës ose pa to, në varësi të nevojës së kursantit. Pavarësisht paketës, të gjitha materialet për praktikën brenda kursit sigurohen nga ne.
Mësimdhënia mund të zhvillohet edhe në qendrën e kursantit nëse ai e preferon këtë mundësi.

Kurs Microblading

Ky trajnim 3 ditor është i fokusuar në teknikën manuale të microblading, e cila krijon qime natyrale dhe një pamje shumë realiste të vetullave. Gjatë kursit, kursanti mëson gjithçka që nga teoria e pigmentimit, ndërtimi i formës me busull profesionale, përdorimi i tepër i saktë i tehut, thellësia e duhur e punës dhe rezultatet që duhen arritur te klientët.
Është një kurs shumë praktik ku gjatë tre ditëve të programit punohet intensivisht në materiale ushtrimore dhe modele reale.
Të gjitha mjetet dhe pigmentet e punës janë të përfshira në çmim, dhe kursi mund të zhvillohet në ambientin e qendrës së kursantit.

Kurs Bold Brow

Ky kurs është i dedikuar për teknikën Bold Brows, një stil më i plotë, më i theksuar dhe me volum më të madh krahasuar me microblading-un klasik. Gjatë tre ditëve të trajnimit, kursanti mëson teknikat e avancuara të vizatimit të qimeve, krijimin e efekteve 3D, mbushjen më të theksuar dhe stilin e veçantë që e karakterizon këtë metodë.
Trajnimi është praktik, intensiv dhe ideal për ata që dëshirojnë të dallohen në treg me teknika të nivelit më të lartë.
Materialet, pigmentet, instrumentet dhe pajisjet e punës sigurohen nga ne. Kursi mund të zhvillohet edhe në ambientin e kursantit, sipas dëshirës së tij.

Kurs Shading Brow

Teknika Shading është një nga më të kërkuarat, sepse krijon një efekt të butë, të dendur dhe shumë natyral që i ngjan vetullave të lyera me pudër. Gjatë këtij kursi, kursanti mëson mënyrën e ndërtimit të gradientit, zgjedhjen e tonaliteteve të pigmentit, si dhe përdorimin korrekt të aparaturës për shading profesional.
Kursi është i fokusuar në praktikë, me ushtrime të shumta deri në zotërimin e teknikës. Të gjitha mjetet, aparaturat dhe pigmentet përfshihen brenda kursit.
Në fund lëshohet certifikatë me vulë dhe trajnimi mund të zhvillohet edhe tek qendra e kursantit.

Kurs Fshirje Vetullash me Lazer

Në këtë kurs trajtohet e gjithë procedura e heqjes së pigmentimit të vetullave me laser, duke përfshirë teorinë e lëkurës, mënyrën si reagon pigmenti dhe sesi përdoret aparatura në mënyrë të sigurt. Kursanti mëson parametrat e saktë të lazerit, numrin e seancave, ndërveprimin me ngjyrën dhe protokollet e pas-trajtimit.
Gjatë praktikës, përdoren pajisje profesionale të siguruara nga ne, dhe kursi mund të zhvillohet edhe në ambientin e kursantit.

Kurs Fshirje Vetullash Tattoo me Solucion

Ky trajnim është alternativë jo-lazer për heqjen e tatuazhit të vetullave, duke përdorur solucione profesionale të de-pigmentimit. Kursanti mëson formulat e ndryshme, mënyrën e vendosjes, thellësinë e punës, protokollet e sigurisë dhe kujdesin pastrajtimit.
Kursi është i përshtatshëm për ata që duan të ofrojnë një shërbim delikat dhe efikas për klientët që kanë tatuazh të vjetër.
Materialet dhe solucionet profesionale janë të përfshira plotësisht. Trajnimi mund të bëhet edhe tek qendra e kursantit.

Si të aplikoni në kurset e kategorisë “Vetulla”:

  • Fotokopje e kartës së identitetit

  • 2 foto pasaporte për regjistrim

  • Pagesa bëhet në fillim të kursit

KURSE ESTETIKA AVANCUAR

Kurs Lip Filler

Ky kurs është krijuar posaçërisht për profesionistë të fushës mjekësore që dëshirojnë të mësojnë teknikën e injektimit të filler-it në buzë. Programi fillon me pjesën teorike, ku trajtohen anatomia e buzëve, llojet e filler-ave dhe mënyra si reagon indi ndaj materialit. Më pas vazhdohet me pjesën praktike, ku kursanti punon në modele reale nën mbikëqyrjen e trajnerit.
Kursi i nivelit fillestar fokusohet në teknikat bazë të volumit dhe conturing-ut, ndërsa niveli i avancuar trajton detaje si asimetritë, hidratimin e buzëve dhe rezultate shumë natyrale.
Të gjitha mjetet, filler-at dhe materialet e përdorura gjatë trajnimit përfshihen nga ne. Kurset mund të zhvillohen edhe në qendrën e kursantit nëse ai disponon një ambient të përshtatshëm klinik.
Në përfundim të programit, kursanti merr certifikatë me vulë mjeku, dhe pjesëmarrja kërkon patjetër arsim mjekësor.

Kurs Russian Lips & Natural Lips

Ky është një trajnim i avancuar, i dedikuar kategorive më të kërkuara të buzëve në estetikë: Russian Lips dhe Natural Lips. Kursanti mëson mënyrën e ngritjes së konturit, teknikën e shtrirjes vertikale, krijimin e efektit “doll” për stilin rus dhe metodën delikate të mbushjes shumë natyrale.
Gjatë kursit trajtohen detajet e anestezisë, teknikat me kanulë dhe me gjilpërë, kontrolli i asimetrisë dhe zgjedhja e densiteteve të ndryshme të filler-it për rezultate të personalizuara.
Materialet e punës, filler-at dhe pajisjet profesionale përfshihen në kurs. Nëse kursanti ka qendër estetike apo ambient klinik, trajnimi mund të zhvillohet aty.
Certifikata e përfundimit lëshohet me vulë mjeku, dhe kusht themelor është të keni degë mjekësore.

Kurs Full Face Filler

Ky është një nga kurset më të avancuara dhe më profesionale që ofrohen në fushën e estetikës mjekësore. Programi mbulon teknikat e aplikimit të filler-it në gjithë konturin e fytyrës: ngritjen e mollëzave, formësimin e mjekrës, definimin e nofullës dhe korrigjimin e hundës pa operacion.
Kursi fillon me një hyrje anatomike shumë të rëndësishme, duke analizuar strukturat e indeve, enët e gjakut dhe pikët e rrezikut. Praktika zhvillohet me modele reale dhe nën mbikëqyrjen e një profesionisti të certifikuar.
Kurse të kësaj natyre kërkojnë që kursanti të jetë i përgatitur më parë me njohuritë bazë të filler-it — prandaj kusht i detyrueshëm është të keni kryer kursin fillestar të filler-it.
Materialet dhe filler-at sigurohen të gjitha nga ne, dhe kursi mund të zhvillohet edhe në ambientin klinik të kursantit.
Në fund lëshohet certifikatë me vulë mjeku, dhe pjesëmarrja është e mundur vetëm për personel me arsim mjekësor.

Si të aplikoni në kurset e kategorisë “Estetike e Avancuar”:

  • Fotokopje e kartës së identitetit

  • 2 foto pasaporte për regjistrim

  • Pagesa bëhet në fillim të kursit

  • Dega mjekësore është e detyrueshme

  • Licenca e mjekut (për profesionistët e diplomuar)

  • Për studentët: vërtetim studenti në degën mjekësi / stomatologji / infermieri

  • Mosha 18+

  • Mundësi (opsionale): libër profesional

KURSE PËR APARATURA / TRAJTIME ESTETIKE

Kurs Dermapen

Ky kurs ju mëson përdorimin profesional të dermapen-it, një ndër aparaturat më të kërkuara për rigjenerimin e lëkurës. Programi përfshin shpjegimin e thellësive të punës, funksionimin e aparaturës, protokollet e trajtimit dhe kombinimin e saj me serume profesionale. Gjatë praktikës, kursanti mëson të punojë në zona të ndryshme të lëkurës dhe të përshtasë trajtimin sipas tipit të klientit.
Të gjitha pajisjet, sterilizimet, kokat e dermapen-it dhe materialet shtesë sigurohen nga ne. Kursi mund të zhvillohet edhe në qendrën estetike të kursantit.

Kurs Plasmapen

Kursi Plasmapen është ndërtuar për të mësuar teknikën e lifting-ut jo-kirurgjikal, një ndër trajtimet më moderne për shtrëngimin e lëkurës. Gjatë trajnimit shpjegohen parametrat e aparaturës, mënyra e vendosjes së pikave, distanca nga lëkura dhe kujdesi pas procedurës.
Kursanti punon me modele reale për të fituar siguri gjatë realizimit. Pajisja, kreerat mbrojtëse dhe të gjitha mjetet e punës janë të përfshira në kurs.

Kurs BB Glow

BB Glow është një teknikë shumë delikate që ofron një efekt të bardhë, të ndritshëm dhe të njëtrajtshëm të lëkurës. Në këtë kurs, kursanti mëson mënyrën e aplikimit me mikropenetrim, zgjedhjen e ampulave dhe krijimin e një përfundimi natyral dhe uniform.
Trajnimi është praktik dhe përfshin të gjitha materialet, pigmentet BB dhe aparaturën e nevojshme për ushtrimet. Ekziston gjithashtu mundësia që trajnimi të kryhet në ambientin e kursantit.

Kurs Laser Qimesh

Ky kurs ofron trajnim të plotë mbi teknologjinë laser për heqjen e qimeve në trup dhe fytyrë. Kursanti mëson llojet e lazerëve, energjitë, të gjitha fototipet e lëkurës dhe mënyrën e aplikimit të sigurt në zona të ndryshme të trupit.
Praktika realizohet në modele reale për të siguruar eksperiencë të drejtëpërdrejtë. Aparatura laser dhe materialet mbështetëse janë të gjitha të përfshira në program.

Kurs Laser Për Mishrat e Dhëmbëve

Ky është një trajnim i specializuar për përdorimin e lazerit në trajtimet e mishrave të dhëmbëve. Kursi është i përgatitur për profesionistë të fushës së stomatologjisë dhe për studentët e stomatologjisë.
Gjatë dy ditëve të trajnimit, kursanti mëson protokollet e lazerit në gingiva, mënyrën e përdorimit të saktë të aparaturës, shfaqjen e rezultateve dhe kujdesin e post-trajtimit.
Të gjitha pajisjet sigurohen nga ne dhe certifikata në përfundim është me vulë mjeku.
Ky kurs kërkon detyrimisht arsim mjekësor/stomatologjik.

Si të aplikoni në kurset e kategorisë “Aparatura / Trajtime Estetike”:

  • Fotokopje e kartës së identitetit

  • 2 foto pasaporte për regjistrim

  • Pagesa bëhet në fillim të kursit

  • Dega mjekësore është e detyrueshme(Për kurset të cilat e kërkojnë)

  • Licenca e mjekut (për profesionistët e diplomuar)

  • Për studentët: vërtetim studenti në degën mjekësi / stomatologji / infermieri

KURSE PËR DOKTORATË / SPECIALIZIM MJEKËSORË

Kurs Plasma Gjaku

Ky kurs është i dizajnuar për profesionistë mjekësorë që duan të mësojnë teknikat e rigjenerimit të lëkurës dhe indit nënlëkuror duke përdorur plazmën e pasur me trombocite. Kursanti mëson marrjen e gjakut, përpunimin në centrifugë për të izoluar plazmën, si dhe aplikimin e saj në fytyrë dhe trup për të stimuluar rigjenerimin e indeve. Praktika realizohet në modele reale, dhe të gjitha mjetet dhe pajisjet e nevojshme për trajtimin janë të përfshira.
Kursi përfundon me certifikatë me vulë mjeku, dhe kërkohet arsim mjekësor.

Kurs Mezoterapi

Ky kurs trajton injektimin e substancave aktive të ndryshme në lëkurë për të rigjeneruar, hidratuar dhe për të stimuluar kolagjenin. Gjatë kursit, kursanti mëson llojet e tretësirave, teknikat e injektimit, zonat e trajtimit dhe sigurinë gjatë procedurës. Praktika zhvillohet në modele reale dhe mjetet përfshihen në kurs.
Në përfundim, kursanti merr certifikatë me vulë mjeku, dhe pjesëmarrja kërkon arsim mjekësor.

Kurs Skin Booster

Kursi Skin Booster është i përqendruar në teknikat e injektimit të substancave hidratuese dhe rigjeneruese për fytyrën, qafën, dekoltenë dhe duart. Kursanti mëson zgjedhjen e materialit të duhur, parametrat e injektimit, trajtimin e zonave të ndjeshme dhe rezultatin estetik që mund të arrihet.
Praktika zhvillohet me modele reale, dhe mjetet dhe preparatet janë të përfshira.
Në fund, lëshohet certifikatë me vulë mjeku, dhe kërkohet arsim mjekësor.

Kurs Trajtim Trupi

Ky kurs i avancuar është fokusuar në trajtimin e trupit me teknika maderoterapie, një metodë që përdor pajisje druri për stimulimin e qarkullimit, tonifikimin e muskujve dhe reduktimin e celulitit. Kursanti mëson teknikat e masazhit, mënyrën e përdorimit të pajisjeve, ritmin dhe intensitetin e duhur për secilën zonë të trupit.
Trajnimi zhvillohet në modele reale dhe përfshin të gjitha mjetet dhe pajisjet profesionale.
Në fund jepet certifikatë me vulë mjeku, dhe pjesëmarrja është e mundur vetëm për profesionistë me arsim mjekësor.

Si të aplikoni në kurset e kategorisë “Doktoratë / Specializim Mjekësorë”:

  • Fotokopje e kartës së identitetit

  • 2 foto pasaporte për regjistrim

  • Pagesa bëhet në fillim të kursit

  • Dega mjekësore është e detyrueshme

  • Licenca e mjekut (për profesionistët e diplomuar)

  • Për studentët: vërtetim studenti në degën mjekësi / stomatologji / infermieri

  • Duhet të kenë bazën e filler-it për kursin Full Face Filler

  • Mosha 18+

  • Mundësi (opsionale): libër profesional +50€